Ne jemi një ekip profesionalisht i kualifikuar mësuesish, këshilluesish dhe punonjësish social. Ne ofrojme takime dhe këshillim për prindërit rreth cështjeve të integrimit në Gjermani. Gjithashtu organizojmë kurse për përmirësimin e gjermanishtes si gjuhë e dytë. Numri i nxënësve në klasë është i vogël (8-10 pjesmarrës) dhe metoda e mësimdhënies bazohet në gjuhësinë moderne dhe metodat shkencore më të reja. Ne mbështesim mësimin dhe kuptimin e gjuhës gjermane nëpërmjet metodave të integruara.
Ne duam të lehtësojmë integrimin në rajon të familjeve me prejardhje ndërkombëtare, edukimin e suksesshëm të fëmijëve të tyre, pjesmarrjen e këtyre familjeve në tregun e punës në Rhein-Main-Nekar, si dhe përfshirjen e tyre në jetën sociale në këtë vend të ri.
Për mësuesit në qëndrat e kujdesit të fëmijëve, cerdheve dhe kopshteve, ne ofrojmë këshillim dhe mbështetje mbi mësimin e gjuhës gjermane si gjuhë e dytë dhe mbi cështjet ndërkulturore.